VENECIA-VERONA - Cela Travel

VENECIA-VERONA

Categories:

MARS 2025
1 Mars — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 179€
8 Mars — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 199€
14 Mars — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 199€
15 Mars — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 199€
22 Mars — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 199€
23 Mars — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 199€
29 Mars — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 199€
PRILL 2025
5 Prill — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 209€
12 Prill — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 209€

Ne cmim perfshihet :
Akomodimi ne hotel 4 Yje per 1 nate ne Vicenza
Mengjeset per te gjitha ditet e udhetimit.
Udhetimi vajtje-ardhje me avion Tirane – Trevizo – Tirane.

Share:

Dita 1: VERONA

Takimi ne aeroportin e Tiranes me shoqeruesin 2 ore perpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tirane – Trevizo. Nisja ne oren 10:05 dhe mberritja ne Trevizo ne oren 11:50
Pas procedurave doganore udhetojme per ne Verona. Vizita ne Verona fillon me nje shetitje ne mes te romances ne qytetin e dashurise, ku mund te gjeni ende deshmite e tragjedise Shekspiriane ne ballkonin e Romeos dhe Xhulietes.
Verona ishte nje qytet i rendesishem romak dhe eshte i pasur ne zona arkeologjike, me i madhi i te cilave eshte Arena Romake dhe rruget e ngushta te veshura me pallate te bukura qe perbejne qendren historike.
Pas vizites ne Verona kthimi ne Vicenza dhe akomodimi ne hotel 4 Yje.

Dita 2.
Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesit do te marim anije per te hyre ne Venecia. Gjate turit panoramik te Venecias do te keni mundesi te vizitojme:
Sheshi i Shen Markut dhe Pallati i Dukes – nje nga kryeveprat e stilit gotik venecian. I ndertuar ne vitet 1309 – 1324, pallati pervec se rezidence e Dukes se Venecias, ka qene gjithashtu qender e shume institucioneve te tjera politike si burgjet e vjetra apo gjykata e larte, deri kur Venecia u pushtua nga Napoleoni ne vitin 1797. Nje nder te burgosurit e pallatit te Dukes ka qene dhe donzhuani i famshem Xhakomo Kasanova, i cili u denua me 5 vjet.
Bazilika e Shen Markut – nje nga shembujt me te mire te arkitektures bizantine. Per shkak te mozaikeve bizantine dhe statusit te saj si simbol i fuqise dhe pasurise se Venecias njihet me emrin Kisha e Arte.
Kulla e Ores – ndertese e shekullit te XV. Ora eshte vendosur ne pozicion te tille qe te mund te shikohej nga ujerat e lagunes, dhe te mund ti tregonte te gjitheve vizitoreve per pasurine dhe pushtetin e Venecias.
Kampanilja e Shen Markut – nje nga simbolet e qytetit. Kulla eshte 98.6 m e larte dhe gjendet perballe bazilikes se Shen Markut. Filloi te ndertohej ne shekullin e IX, dhe perfundoi ne shekullin e XII.
Me pas do te kemi mundesi te vizitojme Uren Rialto, nje nga urat me te rendesishme dhe me romantike te qytetit.
Kohe e lire per dreke.
Tur Opsional – Shetitje me gondola ne Venecia.
Gjate ketij shetitjes me gondola kemi mundesine te eksplorojme disa nga brigjet me interesante te Venecias.
Vizita fillon ne ishullin e Muranos, popullsia e te cilit dallohet per punime artizanale, kryesisht per perpunimin e xhamit. Shetitja me pas vazhdon ne brigjet e Venecias, duke u shnderruar ne nje kujtim te paharrueshem gjate kohes se qendrimit ne kete qytet.
*Pas vizites ne Venecia nisja nisja per ne aeroportin e Trevizos.
Fluturimi direkt nga Trevizo  ne Tirane. Nisja ne oren 17:55 nga Trevizo dhe mberritja ne oren 19:35 ne Tirane.